Informatat e përgjithshme
Titulli: Fuqizimi i dialogut shoqëror në Kosovë
Kohëzgjatja: 12 muaj
Data e fillimit: 1 dhjetor 2022
Financuar nga: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS
Statusi: Përfunduar
Qëllimet e projektit:
Qëllimet kryesore të projektit janë promovimi i kohezionit social në Kosovë përmes promovimit të kulturës së dialogut të hapur dhe të lirë ndërmjet përfaqësuesve të pushtetit dhe akterëve socialë nga komunitetet joshumicë, si dhe krijimi i mjeteve të reja të komunikimit që mund të arrijnë te një numër më i madh i njerëzve në komunitet dhe të krijojë ndikim më të madh publik. Kjo do të arrihet përmes dy qëllimeve specifike: mbështetjes dhe inicimit të dialogut të drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve relevante të Kosovës dhe përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë, dhe promovimit të dialogut konstruktiv dhe publik për çështjet që aktualisht i rëndojnë marrëdhëniet etnike në Kosovë. Në këtë mënyrë inkurajohet një dialog i hapur dhe konstruktiv për të ndërtuar komunitete më të forta dhe më gjithëpërfshirëse.
Rezultatet e projektit:
Rezultatet e pritura të projektit janë:
- Intensifikimi i procesit të dialogut ndërmjet institucioneve qendrore dhe përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë përmes mbështetjes për tri iniciativa konkrete avokuese;
- Angazhimi aktiv i akterëve social në gjetjen e zgjidhjeve për zbatim të plotë të të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë përmes procesit të hartimit të tri propozimeve të politikave praktike për çështje me rëndësi për komunitetin serb dhe
- Fuqizimi i dialogut social të hapur dhe gjithëpërfshirës në Kosovë për çështje që i rëndojnë marrëdhëniet etnike duke krijuar përmbajtje inovative mediatike që parashikon konceptualisht prezantimin e interesave dhe perspektivave të ndryshme për çështje me rëndësi për marrëdhëniet ndëretnike.
Artikujt e ndërlidhur:
Tetë emisione (podkaste) që do të transmetohen në ueb faqen e CASA-s dhe rrjetet sociale, si dhe në kanalet e organizatave partnere dhe mediave rajonale.