Informata të përgjithshme
Emri i projektit: Nisma e zgjimit lokal
Kohëzgjatja: 18 muaj
Data e fillimit: 01.09.2022 – 28.02.2024
Mbështetur nga: European Endowment for Democracy
Statusi: Përfunduar
Qëllimi i projektit:
Qëllimi i projektit është ndërtimi i kapaciteteve dhe burimeve të organizatës që nevojiten për punë aktive dhe të pavarur në angazhimin e rritur të përfaqësuesve autentikë të komunitetit serb të Kosovës në iniciativat qytetare. Këto interesa aktualisht keqinterpretohen nga liderët politikë lokalë, injorohen nga autoritetet e nivelit qendror dhe pasivohen nga komunitetet lokale të frikësuara, të cilat frikësohen nga kontrolli dhe presioni nga vetë udhëheqësit e tyre politikë. Nisma synon të krijojë dhe promovojë një qasje krejtësisht të re në praktikën e angazhimit të qytetarëve në nisma qytetare, duke i mbrojtur interesat e tyre të vërteta. Qasja e re nënkupton zhvillimin e një modeli pionier të aktivizmit qytetar, përkatësisht Këshillin e CASA-s, një mekanizëm organizues të brendshëm që përbëhet nga 12 liderë të rinj dhe sapo të formuar nga komuniteti i serbëve të Kosovës.
Detyra e tyre është të angazhohen në mënyrë aktive në dinamikën sociale të komunitetit lokal, të identifikojnë nevojat e tij reale dhe të bashkëpunojnë me organizatën në zhvillimin e një projekti që i adreson këto nevoja. Veprimi funksional i këtij modeli të pjesëmarrjes qytetare do të kontribuojë në rritjen e çlirimit të qytetarëve në komunitetin e serbëve të Kosovës për të ndjekur aktivisht interesat e tyre të vërteta. Aktivitetet kryesore lidhen me mbështetjen strukturore të CASA-s (kostot operative, pagat, etj.) të nevojshme për zhvillimin e plotë të këtyre mekanizmave, zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve të Këshillit për të vepruar si agjentë qytetarë dhe në fund mbështetjen e nismave në nivel lokal të identifikuara përmes angazhimit të komunitetit të anëtarëve të Këshillit.
Rezultatet e pritura:
Rezultati kryesor i iniciativës do të jetë fuqia e shtuar e komunitetit të serbëve të Kosovës për të kundërshtuar praktikat autokratike të qeverisjes së liderëve të saj politikë, për të krijuar presion social për iniciativa që i adresojnë nevojat e tyre reale (përkundër atyre që u imponohen nga politikanët e korruptuar) dhe për të mobilizuar një numër në rritje të qytetarëve në kërkim të ndryshimeve të dëshiruara. Rruga e gjatë drejt një ndryshimi të tillë fillon me një hap të vogël, përkatësisht me zhvillimin dhe aktivizimin e modelit të mobilizimit qytetar të zhvilluar nga CASA, i quajtur Këshilli i CASA-s.
Një mekanizëm i tillë është një model pionier i punës së OSHC-ve, sepse ai rekruton dhe përfshin në mënyrë aktive përfaqësuesit e komunitetit autentik lokal. Këta të rinj nukkërkojnë punë, sepse tashmë janë profesionistë në fushat e tyre.