fbpx

Fuqizimi i mbështetjes institucionale për gratë nga komunitetet joshumicë në luftën kundër diskriminimit gjinor

Informatat e përgjithshme

Titulli i projektit: Fuqizimi i mbështetjes institucionale për gratë nga komunitetet joshumicë në luftën kundër diskriminimit gjinor
Kohëzgjatja: 6 muaj
Data e fillimit:  1.shtator 2022
Financohet nga: Misioni i KB-së në Kosovë (UNMIK)
Statusi: Përfunduar

Qëllimet e projektit:

Programi i Kosovës për Barazi Gjinore (PKBGJ) është mekanizmi kryesor i krijuar për të siguruar zbatimin e përpiktë të Ligjit për Barazi Gjinore. Strategjia ofron një udhërrëfyes gjithëpërfshirës dhe ambicioz për të arritur qëllimin e saj kryesor, që është vendosja e barazisë gjinore në qendër të procesit të transformimit në Kosovë. Megjithatë, analiza e dokumentit
zbulon neglizhencë kritike ndaj nevojave specifike të grave nga komunitetet joshumicë dhe mungesën e një qasjeje të përgjegjshme në zgjidhjen e çështjes së diskriminimit gjinor në Kosovë.

Për ta korrigjuar këtë lëshim, projekti propozon mobilizimin e burimeve dhe të komuniteteve përfituesve në identifikimin e masave praktike dhe të dobishme që e mbështesin Planin e veprimit për Strategjinë e PKBGJ-së me një qasje të përshtatur ndaj grave nga komunitetet joshumicë. Prandaj, qëllimi i përgjithshëm i iniciativës është përmirësimi i reagimit
institucional ndaj diskriminimit gjinor në komunitetet joshumicë në Kosovë.

Kjo do të arrihet përmes tri qëllimeve specifike:
1. Identifikimi i nevojës së vërtetë të grave nga komunitetet joshumicë për ta arritur barazinë gjinore përmes një procesi konsultimi gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës;
2. Shndërrimi i nevojave të vërteta të grave nga komunitetet joshumicë në pika veprimi të dobishme dhe të matshme për Programin e Kosovës për Barazi Gjinore, dhe
3. Ndryshimi i Planit të Veprimit të PKBGJ-së për periudhën 2022-2024 me pika veprimi që ndikojnë në trajtimin e përgjegjshëm të grave nga komunitetet joshumicë në Kosovë.

Rezultatet e projektit:

  • Fuqizimi i angazhimit proaktiv të grave nga komunitetet joshumicë në avokimin e interesit të tyre në institucione/procese në nivel qendror.
  • Krijimi i një kornize lokale të njohurive (know-how) në zgjidhjen e diskriminimit gjinor brenda komuniteteve joshumicë përmes identifikimit të pikave specifike të veprimit që u mundësojnë grave nga këto komunitete të përfitojnë nga politikat në nivel kombëtar/qendror.
  • Bashkëpunimi konstruktiv dhe objektivisht i bazuar në mes të komuniteteve joshumicë dhe institucioneve në nivel qendror që shpie në rritjen e përgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës në luftën kundër diskriminimit gjinor në të gjitha nivelet, dhe në fund: Rritja e afirmimit social të grave nga komunitetet joshumicë.

Artikujt e ndërlidhur:

  • Publikimi
  • Raporti përfundimtar