Informatat e përgjithshme
Titulli i projektit: “Shikoje botën përmes syve tanë – gratë me aftësi të kufizuara (invaliditet) në komunitetet joshumicë”
Kohëzgjatja: 5 muaj
Data e fillimit: 1 shtator 2022
Financohet nga: Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve (CDF)
Statusi: Përfunduar
Qëllimi i projektit:
- Projekti i propozuar ka për qëllim të zgjerojë mirëkuptimin shoqëror për të drejtat e grave me aftësi të kufizuara (invaliditet) që jetojnë në komunitetet joshumicë në Kosovë. Më konkretisht, ato ndajnë sfidat e përgjithshme me të cilat përballen gratë dhe personat me invaliditet në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike (stereotipet gjinore, tregu konkurrues i punës, papunësia e lartë, stigma, qëndrimet pasive institucionale, etj.)
- Ngritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë dhe vendimmarrësve për pozitën dhe pengesat me të cilat përballen gratë me aftësi të kufizuara (invaliditet) në komunitetet joshumicë në jetën e përditshme.
Aktivitetet kryesore:
- Prodhimi i videove të shkurtra
- Fushatat për ngritjen e ndërgjegjësimit
Rezultatet e projektit:
- Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe të kuptuarit e nevojave të grave me aftësi të kufizuara (invaliditet) si një grupi shoqëror jashtëzakonisht të cenueshëm
- Rritja e dialogut social për veprimet e nevojshme për të mundësuar përfshirjen e plotë sociale të grave me aftësi të kufizuara (invaliditet)
- Rritja e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve dhe organizatave të shoqërisë civile për boshllëqet në shërbimet e ofruara për personat me aftësi të kufizuara (invaliditet)
- Mediat në komunitetet joshumicë do të rrisin raportimin me përgjegjësi shoqërore